Brenda 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar plot 21,402 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 266,279.
Si pasojë e Covid-19, në SHBA kanë ndërruar jetë 733 persona brenda ditës ndërsa numri total i viktimave shkon në 6,803. Nga numri total i të infektuarve, 247,493 raste mbeten aktive.
Brenda 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar plot 21,402 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 266,279.
Si pasojë e Covid-19, në SHBA kanë ndërruar jetë 733 persona brenda ditës ndërsa numri total i viktimave shkon në 6,803.
Nga numri total i të infektuarve, 247,493 raste mbeten aktive.
Ndërsa, shteti i New York-ut është kthyer tashmë në epiqendrën e koronavirusit në SHBA. Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi ka regjistruar 9,810 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjitshëm i të sëmurëve me koronavirus shkon në 102,863.
Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 397 persona. Qindra viktimat e shënuara së fundmi bëjnë që numri i përgjithshëm i të vdekurve të rritet në 2,935, shkruan abcnews.al
Sipas guvernatorit të New York -ut, Andreë Cuomo, më shumë se 14,000 painetë ndodhen aktualisht në spitale. Guveronatori u shpreh gjithashtu se e premtja kishte numrin më të madh të viktimave të regjistruara deri më tani në vend.
Në përpjekje për të luftuar mungesën e furnizimeve mjekësore për të trajtuar pacientët me Covid-19 në shtet, Cuomo tha se po nënshkruan një urdhër ekzekutiv që lejon shtetin të marrë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale nga institucionet që nuk po i përdorin aktualisht dhe “t’i rivendosni në pjesë të tjera të shtetit dhe spitalet e tjera që u duhen”.