SPORT

Shija e fitores zgjati pak, plagoset në aksident boksieri Anthony Joshua, vdesin 2 persona

Anthony Joshua është plagosur në një aksident fatal me makinë në Nigeri, njoftoi Policia vendase.

Sipas mediave të huaja, ish-kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, 36 vjeç, po udhëtonte në pjesën e pasme të një Lexusi të zi, kur u përplasën me një kamion të ndalur në autostradë.

Policia tha se Joshua pësoi lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për trajtim, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet vdiqën.

Sipas korpusit federal të sigurisë rrugore nigeriane (FRSC), aksidenti ndodhi në autostradën Lagos-Ibadan në Makun, rreth 30 milje në veriperëndim të qytetit më të madh të vendit, Lagos, rreth mesditës sipas kohës lokale.

Trupa tha se gjetjet paraprake tregojnë se Lexusi “dyshohet se po udhëtonte përtej limitit të përcaktuar me ligj” dhe “humbi kontrollin” ndërsa po parakalonte përpara se të përplasej me kamionin, i cili ishte parkuar në anë të rrugës, shkruan A2 CNN.

“Shkaqet kryesore të aksidentit janë shpejtësia e tepërt dhe parakalimi i gabuar, të cilat përbëjnë shkelje të rënda të rregullave të trafikut dhe mbeten ndër shkaqet kryesore të aksidenteve fatale rrugore në autostradat nigeriane”, tha FRSC në rrjetin social ‘X’.

Po ashtu bëhet e ditur se Joshua kishte shkuar në Nigeri për të vizituar familjen e tij, një ritual që e bënte shpesh në fundvit.

Aksidentimi i Joshua erdhi disa ditë pas ndeshjes që ai luajti me youtub-erin Jake Paul, ndeshje e cila u fitua me nokaut nga ish-kampioni i botës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago