Njeri ndër themeluesit e LDK-së, Rexhep Gjergji, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për shkarkimin e Vjosa Osmanit.
Ai thotë se me iniciativën e Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit, sot LDK po heq dorë përfundimisht nga ideja e vet themelore e krijimit.
Tutje, ai thekson se nëse votohet për shkarkimin e Osmanit, pasojat për këtë parti do të shihen shpejt.
Ja shkrimi i plotë:
Me iniciativën e Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit, sot LDK po heç dorë përfundimisht nga ideja e vet themelore e krijimit.
Prandaj, secili nga anëtarët e KP të LDK, i cili beson ende në tri postulatet mbi të cilat u themelua dhe veproi LDK: Liri, Pavarësi, Demokraci, duhet të votojë kundër kësaj iniciative shkatrrimtare të Isa Mustafës.
Nëse votoni PËR, pasojat do të shihen shpejt.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…