Struktura e Nova Kakhovka, një pikë mjaft strategjike për furnizimin me ujë të Krimesë dhe termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u godit ditën e djeshme. Pasojat janë të mëdha, dhe frika për mijëra njerëz të zhvendosur dhe viktima është edhe më e madhe.
Moska dhe Kievi akuzojnë njëri-tjetrin se kanë hedhur në erë digën në Dnieper, duke rrezikuar jetën e një numri shumë të madh civilësh. Kardinali Zuppi u prit nga Zelensky dhe i dha një letër nga Papa Françesku.
Diga Nova Kakhovka ishte dëmtuar vetëm disa ditë para dështimit të saj strukturor. Kjo është analiza e kryer nga CNN duke u konsultuar me imazhet satelitore ku shihet se ura rrugore që kalon mbi strukturën ka qenë e paprekur deri më 28 maj, ndërsa disa pamje të marra më 5 qershor tregojnë një seksion të munguar. Analiza e imazheve me rezolucion të ulët – vazhdon transmetuesi amerikan – sugjeron se dëmi ka ndodhur mes 1 dhe 2 qershorit. CNN përfundon duke shpjeguar se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur nëse dëmtimi i urës rrugore luajti një rol në shembjen e digës apo nëse ajo u shkatërrua në një sulm të qëllimshëm nga një prej palëve ndërluftuese.