LAJME

Shkatërrohet banda me shqiptarë në Angli, e ruanin kanabisin si nëpër filma

Një bandë shqiptare është shkatërruar gjatë një operacioni të bpolicisë angleze.

Shqiptarët kishin ngritur ferma kanabisi në Angli, duke marrë shtëpi me qira e duke përdorur dokumente të rreme.

Tre shqiptarët e arrestuar ishin siguruar të krijonin kalime, pasi ata kishin fshehur mirë fermat e kanabisit. Autoritetet angleze kanë bërë me dije se në vendin ku shqiptarët rrisnin kanabisin mund të kaloje vetëm duke gërmuar nën tokë ose nga dyert e dollapit në papafingo.


Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa anëtari i besuar i organizatës Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, nga Tern Street, Canterbury, Bradford, u dënua me 4 vite burg.

Ditën e premte ishin dënuar me nga 12 muaj burg edhe se Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç, të cilët luanin një rol të kufizuar në rrjetin e drogës.

Toci u kap në një fabrikë kanabisi në Wayland Avenue, Worsbrough, Barnsley dhe Shehu në një fermë droge në Thurston Gardens, Allerton, Bradford. Të dy u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç, të dy nga Kellett Lane, Loëer Wortley, Leeds, pritet t’u komunikohet dënimi muajin e ardhshëm.

Policia e West Yorkshire dhe shërbimi i imigracionit kryen vëzhgime në adresat në Bradford, Keighley, Leeds dhe Barnsley.

Më 7 korrik 2021, u zhvillua një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të pronave të marra me qira.

Gjatë operacionit u zbuluan ferma droge të fshehura pas paneleve dhe dyerve të rreme dhe në gropa të pasigurta që i kishin bërë pronat në mënyrë të paqëndrueshme. Kalimi në bimët e kanabisit bëhej përmes dollapëve, nën dollapët e kuzhinës dhe përmes hyrje-daljeve të fshehura mirë dhe kapakëve të papafingos.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

5 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

9 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

10 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

11 orë ago