Xhamia e Bilallit në Muzaffarabad, qytet në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani (Azad Kashmir), u shkatërrua në sulmet e ushtrisë indiane ndaj Pakistanit dhe Azad Kashmirit, transmeton Anadolu.
Ushtria indiane mbrëmë njoftoi se ka nisur operacion ushtarak kundër “objektivave” në Pakistan dhe rajonin pakistanez Azad Kashmir.
Xhamia e Bilallit në Muzaffarabad u shkatërrua në një sulm nga India.
Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si dhe 46 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të Indisë, njoftoi ushtria pakistaneze.
Ministria e Mbrojtjes e Indisë njoftoi për operacionin “Sindoor”, me goditjen e nëntë lokacioneve në Pakistan, si dhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani.
Përshkallëzimi midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore vjen pas sulmit të 22 prillit në Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India, ku u vranë 26 persona.
India akuzoi Pakistanin për sulmin, duke pretenduar se sulmi kishte lidhje ndërkufitare, por Pakistani mohoi se ka ndonjë lidhje me vrasjet.
Pas sulmit në Pahalgam, të dy vendet morën një sërë masash kundër njëri-tjetrit, përfshirë edhe pezullimin e vizave dhe dëbimin e diplomatëve.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…