Shkatërruan bankomatin me makinë, publikohen pamjet e arrestimit të autorëve në pyll

Policia britanike ka publikuar pamjet e një tentative grabitje dhe më pas të arrestimit të 4 autorëve në një zonë të pyllëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Bedford të Anglisë, ku 4 personat kanë tetuar të tërhiqnin me makinë një bankomat, por pasi policia u njoftua për ngjarjen, aventura e tyre u mbyll shpejt.

Në pamjet e kapura nga helikopteri, i cili gjurmoi autorët deri në një zonë të pyllëzuar, duken 4 autorët që dalin nga makina pas ndjekjes nga policia. Një nga autorët futet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa i dorëzohet policisë më pas.

Personat e arrestuar janë Tony Smith, 23 vjeç, John Mitchell, 20 vjeç, Alan Smith, 47 vjeç dhe Samuel Mitchell, 19 vjeç. Ata janë shpallur fajtor jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për disa të tjera të ndodhura në janar dhe shkurt të një vitit më parë. Tony Smith u dënua me 6 vjet e 4 muaj burg. John Mitchell u dënua me 5 vjet burg. Alan Smith u dënua me 5 vjet e 10 muaj burg, ndërsa Samuel Mitchell u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg.