FOTO&VIDEO

Molliqaj: Mund të jesh homoseksual edhe nga Llapi, Drenica ose Dukagjini

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka bërë një postim në ditën kur u mbajt edhe ‘Parada e Krenarisë’ aktivitet ky në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTQI.

Molliqaj, tha se askush nuk do zgjidhte një jetë të tillë nëse do varej nga ta, derisa tha se pjesëtarët e këtij komuniteti nuk janë vetëm në Prishtinë dhe nuk i gjen vetëm në disa mjedise.

‘’ Ata janë edhe nëpër fshatrat më të thella të fshehur e të përvuajtur, bëjnë edhe punë ndërtimi e bujqësie. Mund të jesh homoseksual edhe nga Llapi, Drenica ose Dukagjini’’, shkroi Molliqaj.

Ai tutje shtoi se në Kosovë komuniteti LBTQI bën jetë krejtësisht të thjeshte, dhe duhet të pranohet si pjesë normale e shoqërisë.

Ky është postimi i plotë:

Kundër frikës dhe paragjykimeve, në solidaritet me komunitetin LGBTQI

Frika hiqet vetëm kur fillon të përballesh me të. Vetëm kur ajo gjëja misterioze dhe e rrezikshme të shfaqet dhe fillon ta njohësh. Atëherë e kupton se frika paska ardhur nga vetë frika dhe jo nga ajo gjëja…

Një pjesë e madhe e shoqërisë pjesëtarët e komunitetit LGBTQI i sheh si njerëz të llastuar e të përdalë, ca fëmijë nga qyteti që bëjnë gjeste sa për vëmendje. Secili duhet ta dijë se në një vend si Kosova ky lloj “llastimi” kushton shtrenjtë. Kushton linçim publik, sulme në rrugë e dëbim prej familjes. Askush s’do ta zgjidhte për qef një jetë të tillë. Vërtet shumë kulturë ka prodhuar shtypja e seksit, por dinamikat e seksualitetit zor se mund të vendosen aq lehtë racionalisht nga trendet sezonale të kulturës. Pjesëtarët e këtij komuniteti nuk janë vetëm në Prishtinë dhe nuk i gjen vetëm në disa mjedise të identifikuara. Ata janë edhe nëpër fshatrat më të thella të fshehur e të përvuajtur, bëjnë edhe punë ndërtimi e bujqësie. Mund të jesh homoseksual edhe nga Llapi, Drenica ose Dukagjini.

Në kushtet e një shoqërie të lirë e të drejtë, mund të ishim indiferent mbi orientimet seksuale të njerëzve. Por, në Kosovë, komuniteti LGBTQI bën jetë pothuajse ilegale thjesht sepse ka qëlluar të jenë ndryshe nga normat shoqërore e juridike. Komuniteti LGBTQI duhet të pranohet si pjesë normale e shoqërisë, me të gjitha liritë dhe të drejtat që iu takojnë. Ky është kuptimi i javës së krenarisë, prandaj jemi në mbështetje të organizimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago