Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ndërhyrja ajrore ruse në hapësirën ajrore të Estonisë përbën një akt të ri të papranueshëm destabilizues nga Moska, duke e cilësuar incidentin si “skandaloz”.
“Avionë luftarakë rusë kanë shkelur sërish hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë në Estoni. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po shtrihet në vende dhe drejtime të reja”, shkroi Zelensky në një mesazh në platformën Telegram.
Ai e përshkroi incidentin si pjesë të një “fushate sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s dhe kundër Perëndimit”, duke kërkuar një reagim të unifikuar.
“Nevojitet veprim i fuqishëm, si në mënyrë të përbashkët, ashtu edhe nga secili shtet individualisht”, theksoi presidenti ukrainas.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…