POLITIKE

Shkëlqim Devolli i përgjigjet Gërvallës: S’do të ndalem para insinuatave të politikës, jam qytetar krenar i Pejës së Republikës së Kosovës

Afaristi Shkëlqim Devolli i është përgjigjur ministres në detyrë Donika Gërvalla, e cila i ka publikuar një dokument personal të tij dhe ka njoftuar se dje ka përfunduar mandati Devollit si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës.

Ajo tha se këtë vendim e ka marrë pasi në këtë dokument të lëshuar nga Mali i Zi figurojnë emrat e qyteteve të Kosovës si vendbanime të Serbisë.


Megjithatë, Devolli ka sqaruar se dokumentet e tij janë të njëjta, siç i kanë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë marrë nënshtetësinë e Malit të Zi para se Mali i Zi ta njihte Kosovën si shtet.
Ai ka përmendur edhe rastin e Gjermanisë që deri së voni ka regjistruar qytetarët e Kosovës si shtetas të Serbisë pavarësisht që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e mbështet atë.

“Nuk dorëzohem para insinuatave të paqëndrueshme të politikës, jam qytetar krenar i Pejës së Republikës së Kosovës”, tha Devolli në përgjigje.

Përgjigjja e plotë e Shkëlqim Devollit:

“Unë, Shkëlqim Devolli, jam shtetas i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kam lindur, jam rritur, punoj dhe jetoj në Pejë.

Kur kam marrë nënshtetësinë e Malit të Zi, Kosova nuk e kishte shpallur pavarësinë dhe Mali i Zi nuk e kishte pranuar atë.

Dokumentet e mia janë të njëjta, siç i kanë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë marrë nënshtetësinë e Malit të Zi para se Mali i Zi ta njihte Kosovën si shtet.

Ka shtete, të cilat edhe pasi që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë vazhduar që në dokumente zyrtare t’i shkruajnë emërtimet e vendbanimeve të Kosovës si të Serbisë. Këtë e ka bërë edhe shteti i Gjermanisë deri para pak kohësh, edhe pse ka 17 vjet që e ka njohur shtetin e Kosovës.

Është ironike se si ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, e cila ka ardhë në këtë detyrë nga Gjermania, bën përpjekje për t’i kthyer dështimet e saj, si dhe të kolegëve politikanë, si dështime të qytetarëve të Kosovës.

Ndoshta Gërvalla Schwartz do t’ia publikojë tashti pasaportat gjermane ku shkruan Peć, Srb edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilëve shteti gjerman ua ka dhënë ashtu (përndryshe, vepër penale është publikimi i dokumenteve personale të të tjerëve).

I takon dhe i ka takuar politikanëve të punojnë që Kosova dhe dokumentet e Kosovës të pranohen nga shtetet e tjera.

Unë, si individ, nuk mund ta bëj këtë!

Ajo që unë, si Shkëlqim Devolli, di dhe e bëj me shumë dashuri dhe krenari, është të hapi vende pune për qytetarët e Kosovës, t’i sjell Kosovës prodhime vendore të cilësisë më të lartë, t’i paguaj taksa buxhetit të Kosovës, ta prezantoj Kosovën me plot shkëlqim në tregjet ndërkombëtare.

Unë e dua vendin tim, Republikën e Kosovës. Me breza kemi punuar dhe do të punojmë për Kosovën.

Të parët e mi, unë dhe fëmijët e mi kanë jetuar, jetojmë dhe do të vazhdojmë të jetojmë në Kosovë.

Asnjëherë nuk do të ndalem, me të gjithë qenien time dhe ndihmën e bashkëpunëtorëve, në angazhimin që Kosova të zhvillohet dhe të përparojë.

Por asnjëherë nuk do të dorëzohem edhe para sulmeve dhe insituatave të politikanëve, kur atyre iu duhet për nevoja të veta, siç është rasti i tashëm me ministren Gërvalla Schwarz. Pse vetëm tash dhe jo para katër vjetësh kur e ka marrë detyrën nuk e ka ndërmarrë këtë hap të padrejtë e të lig, vetëm ajo e di”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago