Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump, ka takuar sot shefin e ardhshëm të CIA-s, John Ratcliffe.
Afaristi Devolli e ka uruar Ratcliffe për përzgjedhjen e tij në pozitën më të lartë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, menjëherë pas fitores së Trump.
Gjatë takimit, Devolli e ka njoftuar shefin e CIA-s për gjendjen në Kosovë në prag të zgjedhjeve parlamentare në vend.
E veçantë e bisedës është që Ratcliffe e ka përmendur qytetin e Pejës si një qytet prej të cilit ka disa miq.
Devolli me këtë rast i ma thënë se nëse do ta vizitojë Kosovën, duhet medoemos ta vizitojë edhe Pejën.
Derisa më herët gjatë ditës, themeluesi i Devolli Corporation ka takuar kongresistët republikanë Jason Smith nga Missouri dhe Bryan Steil nga Wisconsin. Po ashtu, Devolli ka pasur një takim me ish-guvernatorin e Mississippit, Haley Barbour.
Në këto biseda, tema kryesore ka qenë politika dhe ekonomia, me fokus në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Devolli, aksionari i Devolli Corporation, ka informuar zyrtarët amerikanë mbi situatën në Kosovë, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Ai do të jetë pjesë e një auditori të gjerë në ceremoninë e betimit solemn të Presidentit Trump, ku pritet të jenë të pranishëm ish-presidentë amerikanë, kongresistë, senatorë, si dhe liderë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…