Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është dashur të shkojë me mbrojtje të Policisë në emisionin “Rubikon”, për t’i sqaruar deklaratat e tij për krimet e luftes, për çka edhe u shkarkua.
Derisa intervista e tij po transmetohej direkt në Facebook, ai është kërcënuar me jetë dhe me largim nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa nga komentuesit janë irrituar edhe me drejtuesin e emisionit, Adriatik Kelmendin për faktin se e ka ftuar Gashin për intervistë.
“Adriatik aj person duhet plumbe ejo intervist qasi berllogu je edhe ti”, ka shkruar njëri.
“Hajt se Policia t’rujn nja 1 muj, mandej e shef kush të run”, ka kërcënuar një tjetër.