KRYESORE

Shkencëtarët australianë thonë se e kanë gjetur shërimin nga koronavirusi

Një ekip i shkencëtarëve australian po pretendon se e ka gjetur shërimin nga koronavirusi dhe po shpresojnë që t’i fillojnë testimet duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Klinike në Universitetin e Kuinslendit, profesori David Paterson, tha se ekipi i tij ka vërtetuar se dy ilaçe që përdoren për sëmundje të tjera e kanë shkatërruar virusin gjatë testimeve.

Ai gjithashtu tha se njëri nga ilaçet, që u është dhënë disa prej njerëzve të parë që janë infektuar me virusin e ri në Australi, tashmë ka bërë që koronavirusi të zhduket dhe pacientët të shërohen plotësisht.

“Ajo që dëshirojmë për momentin është një test i madh klinik në tërë Australinë, përfshirë 50 spitale dhe ajo që po bëjmë është krahasimi i një ilaçi me një ilaç tjetër dhe me kombinimin e dy ilaçeve”, shtoi profesori Paterson.

Ky hulumtues tha se ka besim që ky ilaç mund të fillojë të përdoret nga pacientët në mënyrë të sigurt. “Duam t’ua ofrojmë australianëve trajtimin më të mirë të mundshëm e jo thjesht hamendjet e dikujt që i ka nxjerrë nga disa persona”, tha ai për faqen News 7.

Njëri nga dy ilaçet për të cilat profesori pretendon se i shëron njerëzit nga koronavirusi është një ilaç që përdoret kundër virusit HIV.

Hulumtimi i këtij ekipi u nxit fillimisht nga pacientët kinezë, të cilët i kishin përdorur këto ilaçe kur kishin ardhur në Australi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago