FOTO&VIDEO

Shkoi për pushime në Ulqin, kosovarit ia vjedhin X5-shin në plazhë të madhe

M.M nga Prishtina kishte shkuar për pushime me familjen në Ulqin, por atje ia vodhën makinën. Ai ka treguar se e kishte lënë veturën e tipit BMË X5 në një parking në plazhën e madhe, sipas tij, rreth 100 metra në vijë ajrore nga pjesa ku qëndrojnë pushuesit.

“Rasti ka ndodhë më datën 9, unë e kam lanë kerrin në ora 11 në plazh , pastaj në orën 2:30 kam shkuar kam marrë diçka në kerr dhe kerri ka qenë në parkingun ku e kam lënë, kur kam shkuar në orën 5 me familjen për me u kthy në shtëpi, kerri nuk ka qenë, në vend të tij ishte parkuar një tjetër.”

Reklamë

M.M. bën të ditur që rastin e ka lajmëruar edhe në polici e se është hapur rast.

Por prishtinasi thotë se policia i ka thënë se kanë fakte, e se do t’ia gjejnë makinën, kurse pas tetë ditësh i kanë thënë se mund të largohet sepse nëse ka diçka do ta lajmërojnë.

“Ka pas kamera, te veturat jo, më larg, prandaj nuk shihet kush e ka marrë, por ka pas kamera te rruga kryesore ku del makina, policia ka thanë që i ka marrë pamjet, unë kam shku kam pyt personalisht, por nuk kam mund me i pa.”

Ai tutje thotë se në fakt ndihet më shumë i thyer moralisht dhe se brengoset për dokumentet që gjendeshin në kerr e që i ka humbur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago