Shkoi ta fal namazin e ditës së xhuma njëjtë si çdo të premte tjetër. Por kësaj radhe në xhaminë e fshatit Gadime e Epërme të Lipjanit, ishin edhe persona të cilët kishin shkuar për një qëllim tjetër. Një i moshuar ra pre i vjedhjes, pasi dikush i mori atij nga xhepi kuletën me një shumë të majme parash brenda saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 86-vjeçari me të vërejtur se i mungon kuleta, ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që ishte duke falur namaz.
Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, brenda kuletës kishte rreth 6 mijë euro para të gatshme dhe veprën ai dyshon se e kreu një vajzë 11-vjeçare e cila ishte në xhami bashkë me nënën e saj duke kërkuar lëmoshë.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku shihet se një vajzë e vogël bashkë me një person të moshuar, teksa gjuan në një hapësirë parkingu një kuletë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…