Me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër.
Marrëveshja që u nënshkrua larg syve të mediave, u vlerësua si hap i madh që ka në fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj.
“Së bashku, do të ofrojmë një platformë më të gjerë arsimore, duke integruar stafet mësimore dhe rritur numrin e nxënësve dhe cilësinë e mësimit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe. Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe Liburn Mehmetaj nga LAPSH, në prani të Ambasadorit të RSH-së, Mustafa Nano, të RKS-së, Sami Ukelli, të RMV-së, Rexhep Demiri, ministres së Arsimit të RKS-së, Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe. Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmsour dhe tre ambasadorët.
“Ky është një ogur i mirë, pasi ky vit është shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si “Viti i Gjuhës Shqipe” dhe Ambasada shpreson se që nga fillimi i vitit shkollor 2024/2025 të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit do të fillojnë një epokë të re për arsimin shqip në Zvicër”, vazhdon njoftimi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…