Nga viti 2008 deri në vitin e kaluar sipas raporteve të publikuara llogaritet se Kosova ka rreth 130 mijë nxënës më pak, që paraqet rënie prej mbi 30%.
E kjo situatë sipas njohëse të arsimit është shqetësueses, por më shqetësueses, sipas tyre është mosreagimi nga institucionet e vendit. Ata thonë se nuk merren hapa rrezikohet edhe mbyllja e shkollave.
Drejtori i Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha se numër i këtyre rënieve demografike nuk është befasuese, por sipas tij befasues është mos reagimi institucional për të përshtatur politikat të qëndrueshëm karshi kësaj rënie demografike të numrit të nxënësve.
Ai shtoi se rënia e numrit të nxënësve do të ketë impakt të drejtpërdrejt edhe me në strukturën e organizimit të arsimit.
Drejtori i Institutit EdGuard bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të bëjnë një analizë të mirëfilltë të fizibilitetit mbi situatën e vërtet demografike.
“Rënia e numrit të nxënësve pa dyshim do të konvertohet dhe do të ketë mpaktë të drejtpërdrejt atje edhe në strukturën e organizimit të arsimit. Andaj edhe domosdoshmëria që të kemi pikë së pari një analizë të mirëfillte të fizibilitetit se kush është situata e vërtet demografike, cilat janë projeksionet demografike, në mënyrë që këto tu përgjigjen edhe investimeve në infrastrukturë, rekrutimit të mësimdhënësve dhe shpërndarje të fondit të orëve të mësimdhënësve”.
“Numër i shkollave në zona rurale në veçanti pa dyshim që duhet të ristrukturohen dhe ridestinohen atje për qëllime arsimore të parashkollorit bie fjala. Po domosdoshmërishtë ridestinimi dhe ristrukturimi i shkollave do të jetë super prezent në të ardhmen në nivel vendi për shkak të kësaj rënie demografike dhe investimeve në hapje të shkollave për përfitime elektorale pa ndonjë analizë të mirëfillte të projeksioneve demografike”, tha ai për EO.
Njohësi i çështjeve të arsimit Argjend Osmani, tha se humbja kaq e madhe e numrit të nxënësve do të këtë pasoja, sipas tij, vendi vazhdon që të rrezikohet nga ky trend i largimit.
“Pa dyshim një vend i vogël si Kosova me një numër relativisht të vogël të popullsisë, humbja e kaq shumë nxënësve është një humbje me të vërtet domethënëse dhe do të lënë pasoja në ardhmërinë e vendit tonë. Rreziku është që të vazhdohet ky trend i emigrimit dhe që familjet dhe në përgjithësi popullsia e Kosovës të vazhdoj që të emigroj në shkallë të konsiderueshëm shtet e zhvilluara. Por edhe të vazhdoj edhe zvogëlimi i natalitetit që është njëra prej arsyeve për zvogëlim të numri të përgjithshëm të nxënësve”.
Sipas tij, rrezikohet që të mbyllen edhe shkollat nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm, raporton EO.
“Pa dyshim që rrezikojnë, mbyllja e shkollave është fenomen bukur i përhapur nëpër shumë vendbanime kryesisht rurale, ku edhe shumë shkolla janë mbyllur por që kjo tendencë do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Mendoj që do të jetë shumë vështir sepse e shohim që ka pasur një shpresë të madhe që do të ketë ndërrime, me ndërrimin e qeverisë që do të luftohet korrupsioni do të ketë një zhvillim më të hovshëm dhe vërehet tekë popullsia që është një zhgënjim sepse problemet janë grumbulluar për një kohë shumë të gjatë. Popullsia ka humbur shpresat dhe dëshirojnë me çdo kusht të emigrojnë”, tha ai.
Sipas këtyre statistikave të publikuara nga Institutit GAP, rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), dhe Gjilanit dhe Suharekës (-41%).
Ndërkaq, në përmbledhjen e raportit thuhet se sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014.