Shkon në 345 numri i të shëruarve nga koronavirusi, situata drejt përmirësimit

U bë tashmë më shumë se 1 javë që shifrat e të shëruarve shënojnë rritje.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se kurba e të shëruarve nga koronavirusi vazhdon të jetë më e madhe se numri i të infektuarve.

Kështu lajmi i mirë ka qenë për qyettein e Tiranës në të cilin gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë arst pozitiv.

Problematike mbetet situata në qyetet Kurbin dhe Krujë, ndërkohë që situata në rrethet e tjera vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe pa raste të reja.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit kanë mundur të “fitojnë” këtë betejë 18 persona të infektuar.

Numri total i të shëruarve nga Covid-19 është 345 raste.