Shkuarja si mysafirë për iftar i kushtoi shtrenjtë një familjeje në fshatin Varosh të komunës së Ferizajt. Kjo pasi shtëpia e tyre e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave mbrëmjen e sotme.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se hajnat kanë arritur të hyjnë me forcë përmes hyrjes së shtëpisë, ku më pas kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari.
Hajnat të cilët kanë shfrytëzuar mungesën e anëtarëve të familjes, kanë vjedhur 11 mijë euro kesh dhe stoli ari në vlerë prej 3 mijë euro.
Burimet thonë se me rastin tashmë janë ngarkuar Hetimet Rajonale të cilat bazuar në udhëzimet e prokurorit kujdestar janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe krim teknika në kërkim të gjurmëve që mund të shpien në kapjen e autorëve të krimit.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…