U pre duri të cilën e mbolli shënjtorja Nëna Terezë në vitin 1980 në Shkup. Dy ditë më parë moti i ligë shkuli atë ndërsa sot të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërime e copëtuan dhe e shkatërruan. Drejtori i kësaj ndërmarrje Angele Sootirovski thotë se i vjen keq për këtë, por se ishte i detyruar se druri kishte vdekur dhe nuk mundej të riparohej.
“Druri është shkatëruar, moti i ligë e bëri të veten. Moti që e kaploi Shkupin e shkatërroi tërësisht. Është e pamundur të rikthehet. Ajo është sikur njeriun e vdekur të dëshirosh ta ringjallësh. Me të vërtetë na vjen keq për drurin dhe dëshiruam ta rikthejmë, por me të vërtetë nuk ka mundësi”, deklaroi Angele Sotirovski, drejtor i “NP Parqe dhe Gjelbërime”
Foli edhe i punësuari i cili ishte në terren gjatë prerjes së drurit.
“Unë isha në terren kur u largua druri, ishte i rënë në tokë. Këto dru kanë rrënjët e shkurta ishte shumë i dëmtuar për këtë shkak vendosëm ta presim”, deklaroi Ivan Stojanov, i punësuar
Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kërkojnë përgjegjësi se përse është coptuar në atë mënyrë druri që ka peshë historike dhe kulturore. Sipas tyre bredhi duhet të kthehej në gjendjen e mëparshme pasi u shkul nga moti i ligë, e jo të coptohet dhe të dërgohet në vend të panjohur.
“Ndërmarrja që ka kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vetë dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritetet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, deklaruan nga “NP Parqe dhe gjelbërime”.
Një dru i llojit të tillë do të mbillet në po të njëjtin vend në nëntor apo dhjetor.