Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë. Drejtuesi i saj, R.H., 34-vjeçar u ndalua sot, teksa ne dosjen e policisë ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.
Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti për Gazetën Express.
34-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme bëri lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar pjesemarrësit e tjerë në trafik.
“Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik”, tha Ahmeti.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje si dhe i është sekuestruar vetura përkohësisht.
“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti”, perfundoi Ahmeti.
https://zebra.cdnja.co/v/ma/maKy9.mp4?token=e6_GKDnz7vnCc_9qpS33nQ&expires=1680207348
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…