Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan ka hasur në një kundërvajtëse e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësinë 110 km/h.
Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Policinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.