FOTO&VIDEO

“Shokët më tallin se ha bukë thatë” drama e familjes Derstila që jeton në një dhomë me dërrasa

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” historinë e familjes Erstila nga fshati Derstil i Elbasanit.

Katër pjesëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me një dhomë të improvizuar dhe të ndërtuar nga vetë babai i dy fëmijëve me dërrasa dhe llamarinë.

Këto ditë të ftohta janë të papërballueshme sidomos për fëmijët pasi era dhe shiu futen brenda.

Kryefamiljari Panajot Derstila: Kam jetuar me vëllezërit e ato me nxorrën nga shtëpia. U detyrova të bëj vetë këtë dhomë, por këtu është shumë ftohtë për fëmijët. Edhe jashtë shtetit nuk shkoj dot për të punuar se kam frikë ta lë familjen vetëm këtu. Fëmijët më ngelën sëmurë. Kush ka mundësi për të më ndihmuar edhe me punë do t’i jem shumë mirënjohës.

Përveç kushteve të vështira ku familja po jeton, mamaja shprehet se ka dy muaj që nuk merr asistencë nga shteti.

Mamaja: Fëmijët më sëmuren shpesh. Jemi në gjendje të vështirë ekonomike, po i jap fëmijëve vetëm bukë të thatë, se kemi 2 muaj që dhe asistencën nuk na e kanë dhënë.

Gjendja ekonomike ndikon dhe tek fëmijët. Ata shprehen se shokët e klasës tallen me ta sepse hanë bukë thatë.

“Unë marr në shkollë bukë të thatë dhe shokët më tallin….

Më vjen shumë turp nga shokët. Tani nuk marr më bukë me vete. Kemi frikë kur fryn era natën dhe tunden llamarinat.

Shkoj te mami se ajo me qetëson”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago