Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është sëmurë dhe ka anuluar axhendën e sotme, njoftoi televizioni shtetëror serb.
Vuçiç duhet të dilte sot para popullit serb për të prezantuar paketën e shpëtimit nga kriza e koronavirusit. Në vend të tij doli ministri i Financave Sinisa Mali.
Ai tha para mediave se z.Vuçiç është sëmurë.
“Ky program ekonomik duhet të shpjegohej sot nga.z. Vuçiç. Ai nuk ndjehet mirë, tha z.Mali pa dhënë detaje të tjera.
Mediat në Beograd po hedhin dyshime se Vuçiç është infektuar nga koronavirusi. Sinisa Mali njoftoi serbët për paketën 5.1 miliardë euro në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve në Serbi.