Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i njohur në luftën e Kosovës me nofkën Komandant Çeliku, ka folur rreth ftesave të Gjykatës Speciale.
Ndërsa u diskutua ftesa për intervistim e Kadri Veselit, Limaj tha se Kosova është tronditur atë ditë kur u votua Gjykata dhe tani të gjithë do i shohin pasojat, njofton Klan Kosova.
”Kosova është tronditur atë ditë kur është votuar Gjykata Speciale. Ata që se kanë ditë e kanë kuptuar sot”.
”Nuk ka vend në botë, çka është duke ndodhur me ne”.
”Me u djeg krimi mbi baza etnike! – krimi është krim nuk njeh bazë etnike dhe me shku me ndjek një grupacion veç një etnitet e jo tjetrin, ky është racizëm – është e padrejtë”.
”Ne e kemi kundërshtuar por fatkeqësisht deputetët e këtij Parlamenti e kanë votuar. Mirë është me i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale – Si po ndihen?”.
Limaj në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm këto ftesa ndaj liderëve për intervistim, pasi shtoi se pjesë e Speciales do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së.
”Kjo asgjë s’është. Kurrgjë s’keni pa – çka keni me pa. Akuzat, gjykimet, dënimet e mundshme – për çka është krijuar Gjykata? -kush ka qenë pjesëtar i UÇK-së, krejt kanë me i thirrë”.
”Çdo pjesëtar i UÇK-së ka mundësi me u thirrë, kur t’do Gjykata Speciale”.
”Kjo nuk është spektakël, është mjerim, pasojat i shohim më vonë”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…