FOTO&VIDEO

Shokon eksperti i sigurisë, kështu ndodhi vjedhja në dhomën e dëshmive në stacionin policor Zubin Potok

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sipas informacioneve që janë duke qarkulluar në opinion jo zyrtar, vjedhja në dhomën e dëshmive në stacionin policor Zubin Potok është bërë gradualisht në një interval kohor më të gjatë.

Shala në shkrimin e tij, mes të tjerave, shkruan se, “nëse këto informacione janë të sakta si është e mundur që disa ditë para vjedhjes në këtë dhomë ishte pjesë e një inspektimi nga zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (Zyrës qendrore të dhomës se dëshmive), dhe këta zyrtar nuk e kanë vërejtur që në këtë dhomë po mungojnë dëshmitë si armë të ndryshëm dhe gjana tjera”.

Eksperti i sigurisë, tregon se në vendet evropiane dhoma e dëshmive nuk gjinden në stacione policore, por, ruhen në zyrën e prokurorisë.

Ja shkrimi i ekspertit të sigurisë:

Sipas informacioneve që janë duke qarkulluar në opinion jo zyrtar vjedhja në dhomën e dëshmive në stacionin policor Zubin Potok është bërë gradualisht në një interval kohor më të gjatë.

Pra, nëse këto informacione janë të sakta si është e mundur që disa ditë para vjedhjes në këtë dhomë ishte pjesë e një inspektimi nga zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (Zyrës qendrore të dhomës se dëshmive), dhe këta zyrtar nuk e kanë vërejtur që në këtë dhomë po mungojnë dëshmitë si armë të ndryshëm dhe gjana tjera.

Nëse qëndrojnë këto pretendime nga informacionet jo zyrtar atëherë lindin disa pyetje siç janë:

A i ka marrë prokuroria në pyetje këta zyrtarë të zyrës qendrore të dhomës së dëshmive mbi punën e bërë nga ana e tyre në këtë stacion policor, me që e kanë inspektuar para që të ndodhë vjedhja e saj?

IPK-ja a ka intervistuar ekipin e PK-së të kësaj zyre për raportin e inspektimit?

Pra, problemi është bukur më i madh se sa po përpiqet të paraqitet sepse nëse vetëm 1% janë këto informacione të sakta atëherë ka hapësirë për dyshime që edhe në dhoma tjera të dëshmive në stacione të policisë anën mban Kosovës ka pasur jo inspektim profesional dhe me këtë jo profesionalizëm buron shqetësimi se nëse nuk kemi ruajtje profesionale të dëshmive në këto dhoma atëherë sa procese hetimore kanë dështuar!

Sepse në vendet evropiane dhoma e dëshmive nuk gjinden në stacione policore, por, ruhen në zyrën e prokurorisë, ku aty do duhen të jenë të sistemuara gjitha dëshmitë dhe të kemi një centralizëm të kësaj çështje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago