FOTO&VIDEO

Shoku i nxënësit të vrarë në Gllogjan: Ledioni më tregoi për një problem që kishin shoferët e autobusëve

Varrimi i dy nxënësve të cilët humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm do të bëhet nesër, me datën 28 nëntor, në orën 14:00.

Kishin ndarë këtë bankë bashkë.

Shoku i Ledion Hamzajt, Arlind Beka i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili vdiq.

Vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma.

Veçse ky kujton që Ledioni ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra.

“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfen Arlind Beka për T7.

Edhe nga udhëheqësit e dy shkollave, ku vdiqën dy nxënës, shprehen të mërzitur për rastin. E lotët nuk mund t’i mbajë shoqja e klasës së Genta Mustafajt.

Ajo thotë që e njëjta kishte qenë personi më i hareshëm që ka njohur ndonjëherë. Në dorë mban fotografinë që thotë se kishin bërë dy nxënësit, pak para se të vriteshin.

Të pamet po mbaheshin në një vend për dy nxënësit, këtu ku erdhi edhe kujdestari që ata kishin pasur në shkollë fillore.

Familjarët e kishin të pamundur të deklarohen, ndërsa prijësi i fshatit tregoi për zhvillimet. Ai tregon se nxënësit që shpëtuan nga ky rast, janë në gjendje të rëndë emocionale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago