Gjinekologu Arsim Gashi është shoqëruar në Polici, nën dyshimet se ka sulmuar profesoreshën e mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, që është edhe gruaja e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar.”, ka thënë Ahmeti.
Profesoresha Hatixhe Latifi-Pupovci, është deklaruar më herët për Insajderin në lidhje me sulmin e sotëm ndaj saj në objektin e Fakultetit të Mjekësisë.
Profesoresha Hatixhe Latifi Pupovci flet për Insajderin, tregon se si ndodhi e gjithë ngjarja
Lajmin për sulmin ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci për Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Insajderin.