U hodh sot në Hamburg të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve në Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e grupit B, aty ku do të ketë rivalë Spanjën, Kroacinëdhe Italinë.
Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ndeshja e parë e kuqezinjve/ 15 Qershor: Itali-Shqipëri (Signal Iduna Park), Dortmund.
Ndeshja e dytë e kuqezinjve/ 19 Qershor: Kroaci-Shqipëri (Volksparkstadion), Hamburg.
Ndeshja e tretë e kuqezinjve/ 23 Qershor: Shqipëri-Spanjë (Merkur Spiel-Arena) Dusseldorf.
EURO 2024
Grupi A: GJERMANI, HUNGARI, SKOCI, ZVICRA.
Grupi B: SPANJË, SHQIPËRI, KROACI, ITALI.
Grupi C: ANGLI, DANIMARKË, SLLOVENI, SERBI.
Grupi D: FRANCË, AUSTRI, HOLANDË, fituesja e Ligës A.
Grupi E: BELGJIKË, RUMANI, SLLOVAKI, fituesja e Ligës B.
Grupi F: PORTUGALI, TURQI, ÇEKIA, fituesja e Ligës C.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…