Është shpallur aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special ndaj të akuzuarit S.Q për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
I akuzuari është dënuar me burgim prej tre viteve, duke ju vazhduar kështu masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Prokurorisë, S.Q, “me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku është pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka”.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, ai ka qenë i angazhuar edhe në Batalionin e snajperistëve në kontigjentin “Ebu Abdurrahman El Beilavi”, në brigadën “Dabik”.
I akuzuari S.Q., pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…