Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krime, kanë shpallur “situatë emergjente” në veri të gadishullit ukrainas të pushtuar më 2014, pas shpërthimeve në një bazë ushtarake në distriktin Dzhankoi, ka njoftuar agjencia së lajmeve Interfax.
“Ne jemi në një situatë emergjente”, citoi agjencia ruse e lajmeve të ketë thënë kreu rajonal Sergei Aksyonov, shkruan BBC-ja të martën.
#Dzhankoi in occupied #Crimea. pic.twitter.com/YZp1vk1Blj
— NEXTA (@nexta_tv) August 16, 2022
Interfaxi thotë se situata emergjente mund të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të gadishullit.
BBC Monitoring thekson se, sipas rregulloreve ruse, një “situatë emergjente” është e ndryshme nga një gjendje e jashtëzakonshme, e cila mund të futet vetëm nga presidenti dhe mund të sjellë kufizime të rënda për liritë dhe të drejtat e njerëzve.
Знову у рашистів феєрверк 🔥
Окупований Крим.
Telegram – https://t.co/GLExONwd4u https://t.co/JJbzmwjMUs pic.twitter.com/S9KpHHY8jD
— Анатолій Штефан (Штірліц) (@Shtirlitz53) August 16, 2022