BOTA

Shpërndanë hallvë nëpër rrugë pas lajmit për “vdekjen” e tij, nis hetimi për qytetarët që festuan, ndërsa Erdogan del para mediave

Gjendja e rënduar shëndëtesore e Presidentit të Turqisë Erdogan si edhe anulimi i disa takimeve të planifikuara bëri që në rrjetet sociale të shpërndahej thashethemi se ai ishte shtruar në spital, madje dhe se kishte ndërruar jetë.

Lajmi u shpërnda në të gjithë botën, ku mediat më të njohura ndërkombëtare, përfshirë edhe CNN raportuan mbi një ngjarje të tillë.

Nisur nga situata e krijuar, Erdogan zgjodhi të dalë vetë para mediave për të shuar zërat se kishte ndërruar jetë duke dhënë një konferencë për shtyp para gazetarëve me qëllimin e vetëm që të tregonte se ishte mirë me shëndet.

Pavarësisht se duket i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qendrojë në detyrë pavarësisht problemeve shëndetësore.

Prokuroria turke nisi hetimin për 30 persona në Turqi pasi këta të fundit përhapen në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”. Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago