Dhjetëra zjarrfikës rusë u përballën me një zjarr të madh në një bazë ajrore në Krime, i cili sipas zyrtarëve u shkaktua për pasojë e daljes nga pista të një avioni të madh.
Mediat lokale publikuan video nga ngjarja, ku shfaqet një re e madhe tymi nga baza ajrore si dhe shpërthime të njëpasnjëshme që mendohet të shkaktohen nga municionet.
Në muajin gusht një tjetër bazë ajrore ruse u përfshi nga flakët në Krime, në atë që më vonë u raportua si një sulm me raketa nga ana e forcave ukrainase.