Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar sërish, këtë radhë ’grykësinë’ në plazhe.
Braçe ka nxjerrë listën e çmimeve të frutave në një restorant në jug të vendit. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Braçe shkruan se për katër persona, çmimi për një shalqi është 3000 lekë të reja. E madje ish-zv. kryeministri ka bërë krahasimin e fitimit të bizneseve me fermerët.
“Pra nje shalqi me cmim 50 leke të shitet për 300 leke eshte poshtersi, me 3000 leke eshte cmenduri! Une e di nga vjen kjo; Arsyeja eshte mosprerja e faturave, kuponeve fiskale e keshtu me rradhe! Me to, as ma merr mendja se do ishin keto cmimet. Ne fund, ju ne jug, mos thoni “plazhet jane bosh”! Po i zbrazni ju! Jo vetem kaq, por me cmimet tuaja, po taposni, bllokoni tregun e frutave e perimeve!,” shkruan Braçe ndër të tjera.