Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj 5 të dyshuarve për vrasjen e të riut Egzon Rafuna. Sinjali mëson se të dyshuarit janë Valdrin Halimi, Erdonis Nuredini, Rabir Idrizi, Ardit Sylejmani dhe Blerim Kurti.
Vrasja e Egzon Rafunës dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 08 Nëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen ‘’Arbëria’’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E.R., në atë mënyrë që të pajisur me dy lloje të armëve të zjarrit, kanë gjuajtur shtatë (7) herë në drejtim të njërit tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vdekur i ndjeri E.R., ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe i pandehuri V.H., i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…