Një shpërthim masiv u raportua në Portin Shahid Rajaee në Iranin jugor, raportuan mediat lokale të shtunën, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit.
Porti strategjikisht i rëndësishëm, i vendosur në provincën jugore Hormozgan, ndodhet rreth 15 kilometra në jugperëndim të portit Bandar Abbas në bregun verior të Ngushticës së Hormuzit.
Shpërthimi u raportua rreth orës 12:30 të mëngjesit sipas kohës lokale (2100GMT) të shtunën.
Sipas Agjencisë gjysmëzyrtare të Lajmeve Tasnim, incidenti mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari karburanti, megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për këtë.
Agjencia tha se ekipet e reagimit të shpejtë u dërguan menjëherë në vendin e incidentit, me operacionet portuale të pezulluara përkohësisht për të lejuar forcat e sigurisë dhe të emergjencës të rivendosin rendin.
Ende nuk ka informacion të saktë mbi numrin e viktimave, por shpërthimi ka qenë aq intensiv sa për të shkaktuar dëme të mëdha, raportuan mediat lokale.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars citoi zyrtarët lokalë në Hormozgan të kenë thënë se shpërthimi ka ndodhur në një pjesë të portit Shahid Rajaee, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të shuar zjarrin./AA
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…