POLITIKE

“Shpërthimi” i presidentit me “turp për ju”, Vuçiç tregon çfarë zbuluan ‘spiunët’ rusë për armën sonike

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përdor spiunët e Rusisë për të hedhur poshtë akuzat e protestuesve se kundër tyre u përdor arma e fuqishme sonike.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai pretendoi se hetimet nga Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, rezultoi se kjo armë nuk është përdorur.

“FSB është një shërbim ku drejtor është Aleksandër Bortnikov, një burrë që për mua, ka qenë kreu i një prej shërbimeve më të fuqishme në botë në histori për shumë kohë dhe është një prej njerëzve të afër të Vladimir Putin. Ata deklarojnë dhe po e citoj: ‘Bazuar në rezultatet e marra, një konkluzion kategorik mund të bëhet se pajisjet akustike të forta, të cilat i posedon policia e Serbisë, nuk janë përdorur gjatë protestës’. Ky ishte konkluzioni.

Gjithçka ishte përgatitur më përpara dhe ishin bërë llogaritë si pjesë e një… revolucioni shumëngjyrësh, përmes së cilit po bëhet luftë kundër Serbisë, në aspektin politik, ekonomik, psikologjik dhe të informacionit. Prandaj, turp për ju, gënjeshtarë të mjerë. Ju deshët t’i bënit keq vendit tuaj dhe i keni shkaktuar shumë dëm. Ju i keni shkaktuar shumë dëm Serbisë tuaj. Turp për të gjithë ju që morët pjesë në këtë”, tha Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago