BOTA

Shpëtohet 9-vjeçarja që ishte shitur tek një i moshuar në Afganistan

Nëntëvjeçarja Parwana Malik, është shpëtuar nga martesa e hershme. Muajin e kaluar, afgania ishte martuar me forcë nga familja tek një person i moshuar, nën arsyetimin e kushteve të tmerrshme financiare. Parwana u shpëtua nga “Too Young to Wed”, organizatë kjo që merret me emancipimin e vajzave dhe ndalimin e martesave të hershme.

Së bashku me nënën, motrat e vëllezërit, Parwana u zhvendos në një vend të sigurt.

Zyrtarët e kësaj organizate kanë thënë se do të bëjnë çmos që t’i parandalojnë martesat e hershme, me qëllim që vajzat të ndjekin shkollimin dhe të ardhmen e tyre.

Për katër vjet, familja e të miturës ka jetuar në një kamp në provincën Badghis, duke mbijetuar me vetëm një dollar në ditë. Por jeta u përkeqësua që kur talebanët morën pushtetin më 15 gusht. Që nga ajo ditë ekonomia ka kolapsuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago