BOTA

Shpëtuesit afër shpëtimit të 5-vjeçarit të ngujuar pesë ditë në bunar në Marok

Ekipet e shpëtimit të shtunën iu afruan edhe më shumë shpëtimit të një djali 5-vjeçar, i cili ka mbetur pesë ditë i ngujuar në një bunar në veri të Marokut.

Fëmija i identifikuar me emrin Rayan ra të martën në një pus të thellë 32 metra në Chefchaouen. Pusi është vetëm 45 centimetra i gjerë në pjesën e sipërme dhe edhe më i ngushtë në thellësi, prandaj të rriturit nuk mund të futen për ta nxjerrë fëmijën.

Prandaj, ekipet e shpëtimit kanë larguar shumë dhe paralelisht me bunarin. Të shtunën në mëngjes, ata po e largonin dheun horizontalisht në drejtim të pusit dhe po vendosnin gypa PVC për t’u mbrojtur nga shembja e dheut dhe për ta nxjerrë fëmijën, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Ky hap i dytë i shpëtimit është rreth përfundimit. Po garojmë që ta marrim Rayan-in dhe largimi i dheut po shkon siç është planifikuar”, tha udhëheqësi i ekipit të shpëtimit, Abdelhadi Tamrani”, të shtunën për televizionin shtetëror.

Një medium tjetër shtetëror citoi një anëtar të ekipit të shpëtimit të ketë thënë se fëmija është ende gjallë.

Sidoqoftë, një dëshmitar i tha agjencisë “Reuters” se largimi i dheut horizontalisht është vonuar nga gurët, të cilët e kanë ndërlikuar punën me dorë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago