Sot në Tiranë pritet të shkojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
E kundër ardhjes së tij dhe kësaj iniciative është thirrur protestë në Tiranë.
Lidhur me këtë, diplomati Shaban Murati ka thënë se Vuçiq, Rama dhe Zaev kanë shpikur popullin e përbashkët, derisa kështu deklaruan të tre në letrën e përbashkët ditë më parë, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se si do të quhet populli i përbashkët ende nuk dihet por që aty në atë letër nuk përmendet fare Kosova pasi nuk e njeh Vuçiq dhe Rama nuk do që t’ia prish qejfin.
Sponsored Links
You May Like
22 Illustrations of a Husband and Wife in Everyday Life – Love My Family Mag
LoveMyFamilyMag.com
by Taboola
Ai shton se aty nuk përmendet as Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina e për këtë janë të shqetësuar edhe NATO e BE por jo Serbia e Tirana.
Murati ka thënë se tre liderët përmes kësaj letre kanë krijuar popullin e përbashkët ballkanikokaps, si eksperiment i madh shekullor i parealizuar deri tani i “Serbisë së Madhe”.
Postimi i tij i plotë:
Sihariq i madh na erdhi, nga Vuçiçi, Rama dhe Zaevi: Shpiket populli i përbashkët
U njoftua arritja më e madhe e “Ballkanit të kapur”: Shpiket populli i përbashkët i treshes përbërëse. U bëmë një popull me serbët dhe maqedonasit! Tre liderët e “Ballkanit të kapur” Vuçiç, Rama dhe Zaev, që do të takohen në 20 dhjetor në Tiranë për të përqafuar njëri-tjetrin, publikuan në 18 dhjetor një letër të përbashkët, ku japin sihariqin e madh që popujt e tre shteteve të kësaj federate serbe janë shkrirë në një popull të përbashkët. Në letrën në gjuhën shqipe, të shpërndarë nga zyra qeveritare e Tiranës dhe të publikuar në gazetat proqeveritare, në fjalinë e tretë tre liderët shkruajnë së bashku tekstualisht në numrin njëjës: “Dëshira e popullit tonë…”. Të gjithë patriotët me brekushe, me poture, me tumane, me dimije dhe me fustanella, duhet të vdesin tani të lumtur se u bëmë një popull me serbët dhe me maqedonasit. Në Jugosllavinë e vjetër të Titos quhej “popull jugosllav”. Nuk ka ardhur ende informacioni nga Beogradi se si do të quhet ky popull i përbashkët në Jugosllavinë e re të Vuçiçit. Tani mbetet të krijojmë një qeveri të përbashkët dhe një president të përbashkët, që natyrisht i takon të jetë serbi Vuçiç, se ai e shpiku “Ballkanin e kapur” dhe ka shumicën e votave të popullit të përbashkët ballkanikokaps.
Që tani jemi një popull i përbashkët i shkrirë në një, tre liderat e dëshmojnë me letrën e tyre të përbashkët, ku
-Nuk përmendet në asnjë rresht Kosova, sepse nuk e njeh Vuçiçi. Nuk e përmend në asnjë rresht dhe rrjedhimisht nuk e njeh as Edi Rama, sepse nuk do t’i prishë qejfin Vuçiçit.
-Nuk përmendet në asnjë rresht Bosnje-Hercegovina, ku serbët e Dodikut dhe të Vuçiçit po ndezin zjarret e luftës, që ka alarmuar Nato-n, BE-në, OSBE-në, KE-në, etj. por aspak Tiranën.
-Nuk përmendet në asnjë rresht Mali i Zi, ku forcat speciale të Serbisë së Vuçiçit dhe kisha ortodokse serbe po punojnë për të sjellë një qeveri edhe më shumë proserbe dhe të aneksojnë shtetin e pavarur malazez në “botën serbe”. Janë shqetësuar NATO dhe BE, por jo Tirana.
Letra e përbashkët, që tre liderët e “Ballkanit të kapur” i drejtojnë vetes, krij