LAJME

“Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë”, reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mohuar në mënyrë kategorike lajmet nga një gazetar izraelit, se Shqipëria është në negociata me administratën Trump për të pritur më shumë se 100 mijë palestinezë.

Gazetari i njohur Amit Segal shkruan në rrjetet sociale se pasi Egjipti dhe Jordania refuzuan të presin refugjatët nga Gaza, zyrtarët në administratën e re amerikane kanë nisur bisedimet me palën shqiptare dhe indoneziane.

Ndërkohë, që kryeministri Rama shprehet se askush nuk e ka kërkuar nga Shqipëria këtë gjë, dhe shton se Tirana zyrtare mund të ofrojë ndihmë si çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë.

Kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë qëndrimin se populli palestinez duhet të ketë fatin të jetojë në shtetin e tij demokratik pa ndikimin e Hamasit.

“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë. Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi.

Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë.

Por Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë.

Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin ose, para së gjithash, vetë palestinezët”, shkruan Rama.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

4 minuta ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

11 minuta ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

3 orë ago

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,…

3 orë ago

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

6 orë ago

Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën…

6 orë ago