KRYESORE

Shqipëria hap sot negociatat, Rama: Gati për anëtarësim brenda 2030, një falënderim dhe për Putinin

Nga Luksemburgu, në prag të mbajtjes së takimit të Këshillit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë dhe emocionuese për Shqipërinë, e cila hap sot negociatat me unionin për një grup kapitujsh të rëndësishëm.

Teksa u angazhua se Shqipëria do të jetë gati për t’u anëtarëuar në BE brenda 2030, kreu i qeverisë u shpreh mes të tjerash se lufta në Ukrainë zgjoi dhe më skeptikun në vendet e unionit se procesi i zgjerimit duke përfshirë dhe vendet e Ballkanit e bën unionin edhe më të fortë, shkruan A2.

“Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut jemi entuziastë që më se fundi që nisim pjesën më të vështirë të punës çka nënkupton hapjen e grupkapitujve të themelorëve që do të na bëjnë të ecim për përpara dhe do të përmbyllin brenda afatit tonë ambicioz këtë proces të negociatave dhe do ta bëjmë Shqipërinë që të ulet si e barabartë në tryezën e BE. Jemi të përkushtuar ndaj BE që nga dita e parë që i ikëm Diktaturës.

Pavarësisht situatës apo niveleve të ndryshme të vëmendjes, ne nuk kemi hequr dorë. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jemi. I vetmi vend që duam të lemë brezat e ardhshëm. Ky është një moment i veçantë falë dhe Putin, i cili zgjoi më skeptikun që pa që Ballkani është i nevojshëm për një Evropë më të fortë. Do të bëjmë më të mirën që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa ne. Kemi një mal me detyra shtëpie, por jemi në ngjitje e sipër me vullnet dhe nuk kemi dyshim që do të arrijmë atë që duhet. Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda 2030”, tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago