KRYESORE

Shqipëria ka kërkuar që të mos kufizohet nga neni 5 i NATO-s për të mbrojtur Kosovën në rast agresioni

Përballë rrezikut në rritje nga një përshkallëzim i mundshëm ushtarak nga Serbia, e cila po armatoset në mënyrë të fshehtë me mbështetje nga Rusia dhe Kina, Shqipëria ka kërkuar nga NATO-ja që të mos kufizohet nga neni 5 i traktatit të aleancës, në mënyrë që të mund të reagojë menjëherë në mbështetje të Kosovës në rast agresioni, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në intervistë për Ekonomia Online.

“Me të marrë përgjegjësitë dhe direktivat e Ministrisë së Mbrojtjes të shtetit shqiptar ne mund të konstatojmë një element: Shqipëria ka bërë kërkesë tek partnerët e NATO-s që në rast të një kërcënimi të drejtpërdrejtë të hapësirës territoriale ajrore të Kosovës, Shqipëria ka kërkuar që të lirohet nga neni i 5 i NATO-s dhe kjo me automatizëm reflekton në aktivizimin e komponenteve të saj ushtarake për ta mbrojtur dhe për t’i asistuar ushtrisë së Kosovës drejt një neutralizimi të agresionit që vjen nga pala serbe apo çfarëdo pale tjetër”, tha Shala.

Ai tha se situata aktuale në Serbi përbën një konfrontim të shërbimeve inteligjente të fuqive të mëdha dhe se rreziku nga një përshkallëzim ushtarak është real, duke iu referuar paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një demonstrim të armatimit të sofistikuar më 13 dhe 14 shtator.

“Po, është, sepse tani situata e një operacioni që është duke u zhvilluar në Serbi flaka e errët e shërbimeve perëndimore dhe lindjes. Pra, është një ngjarje e një lufte të ftohtë mes shërbimeve, siç ishin në rastin e Berlinit gjatë viteve ‘70 dhe ‘80, pra ku gërshetimi dhe konfrontimi i shërbimeve perëndimore në njërën anë të shërbimeve, të cilat tentojnë që Vuçiqin ta shkëpusin nga lidhja me Moskën zyrtare dhe Pekinit dhe shërbimet, të cilat janë të lidhura në boshtin Pekin-Rusi për ta mbajtur në kuadër të interesit nacional të këtyre shteteve përkatëse në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, ky konfrontim dhe kjo garë e armatimit në njërën anë garë e shërbimeve intelegjente në anën tjetër do të vijë deri te një përplasje, e cila mund të jetë në ditë, të cilën e ka potencuar Aleksandar Vuçiq, mes datës 13 dhe 14 shtator, ku në Serbi do të shpalohet armatimi i sofistikuar i blerë edhe fshehurazi nga shteti i Serbisë dhe kjo e dëshmon faktin për një potencial që ky armatim në duart e ekstremistëve serbë, në duart e shërbimeve ruse mund të krijojë potencial kërcënimi për sigurinë kolektive të Ballkanit Perëndimor”, tha Shala.

 

Duke folur për masat që duhet të ndërmarrë Kosova në rrethana të tilla, ai tha se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë është jetik.

“Kosova do të duhej që të bashkërendojë, bashkëveprojë, komunikojë me struktura të sigurisë vendore dhe atyre ndërkombëtare. Pra, të ketë një plan të hartuar në detaje në rast të një kërcënimi dhe një evazioni të mundshëm hipotetik, që duhet të jetë qendra e komandës, sepse duhet të përcaktohet qartazi si dy ushtri, do të duhet që të kenë një komandë dhe në këtë aspekt do të duhej që të ketë një komunikim të mirëfilltë me strukturat përkatëse partnere të Kosovës”, tha për EO, Shala.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago