LAJME

Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike

Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve vendas ata i kanë sytë nga punonjësit e huaj për të përmbushur nevojat.

Rrahman Kasa: Situata për burimet njerëzore është mjaft problematike. Kemi mungesë për gati 50 mijë punonjës të kualifikuar apo jo të kualifikuar. Për të gjetur një zgjidhje ka qenë marrja e punonjësve nga jashtë.

Për herë të parë me mbështetjen e qeverisë dhe agjencive qeveritare po negociohet për të marrë mijëra punonjës nga disa vende me përvojë në turizëm.

Rrahman Kasa: Ka negociuar me disa shtete aziatike, Tajlandën, Filipinet, Indinë, Indonezinë dhe janë në fazën e finalizimit të kontratave.

Sipas Kasës kontrata është drejt finazlimit, ngërçi është tek kohëzgjatja, sepse u kërkohen kontrata dy vjeçare.

Rrahman Kasa: Po presim CV e tyre që të njihemi me aftësitë, eksperiencat që kanë sepse edhe bizneset nuk do të bëjnë kontratë, të marrin punonjës pa eksperiencë dhe ta mbajnë dy vite në punë duke mos qenë ai që kërkohet. Besoj që do të zgjidhet, por problemi është se jemi në limitet kohore. Shpresoj që së paku deri në fillimi i Qershorit të vijë kontigjenit i parë i punonjësve.

Por kush janë zona që kanë mungesat më të theksuara për punonjës?

Rrahman Kasa: Kryesisht janë hotelet e bregut të jugut, janë strukturat e vogla dhe të mesme, pasi strukturat e mëdha i kanë mbajtur punonjësit edhe pse janë sezonale janë mbajtur me pagë me qëllim që të mos largohen nga puna.

Gjatë katër muajve të parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri rreth 2.3 milionë turistë ndërkohë që gjatë gjithë vitit synohen mbi 14 milionë./TV Klan


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago