Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të ekonomike në rajon, por rezulton ndër më të varfrat

Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të lartë të rritjes ekonomike në rajon, por rezulton ndër vendet më të varfra. Çka përbën një paradoks të madh. Pasi nga njëra anë ekonomia rritet dhe nga ana tjetër, por kjo nuk çon në mirëqenie të qytetarëve.

Të dhënat e Bankës Botërore e rendisin vendin tonë të dytin në rajon për rritjen më të lartë ekonomike, pas Malit të Zi me 3.3%.

Nga ana tjetër, shifrat që dëshmojnë për përmasat e varfërisë janë shqetësuese.

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të

Po sipas Bankës Botërore, 13.7% e shqiptarëve ose thënë ndryshe mbi 328 mijë persona janë të varfër. Kjo do të thotë se ata jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë, që konsiderohet edhe si kufiri i varfërisë. Ndërkohë që sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, numri i të varfërve në Shqipëri i ka kapërcyer 25% të popullsisë ose mbi 604 mijë persona.

Nga ana tjetër, Shqipëria rezulton një ndër vendet me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse.

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të

Të dhënat e tjera të FMN-së tregojnë se vendi ynë është i parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Kosovën në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë. Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë.

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të

E në këtë vend, një familje mesatare shpenzon 43% të buxhetit të saj vetëm për t’u ushqyer, një tjetër tregues ky i varfërisë.