UDATE Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11’ me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë.
Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.
REZULTATI:
KROACI 2-2 SHQIPËRI
Kramaric 74′, Gjasula (A.G) 76′ / Laçi 11′, Gjasula 90+5′
KOMENTI LIVE:
90+5′ GOOOL SHQIPËRIA/ Gjasula (VIDEO)
Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë vetëm pas 11 minutave lojë.
Ishte minuta e 11-të, kur Jasir Asani asistoi për mrekulli te Qazim Laçi i cili realizoi me kokë për 1-0.