LAJME

Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i teti në botë për çmimin më të lartë të naftës.

Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton 1.98 dollarë, çmim ky më i shtrenjtë edhe se krahasuar me Singaporin që i ka të ardhurat për frymë në mbi 85 mijë dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, 3.14 dollarë për litër, pasuar nga Monako dhe Afrika Qendrore.

“Prandaj është nevoja që institucionet të ndërhyjnë me qëllim goditjen e oligopoleve që qytetarët të kenë çmime më normale”,shprehet për A2 Mikela Qafa, eksperte për ekonominë.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 667 dollarë për ton nga 713 dollarë në fillim të muajit.

Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, këtë muaj dollari është zhvlerësuar me disa pikë pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

“Duke qenë se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve”, thekson Stafa.

Në Shqipëri, përveç luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve në bursë, taksat dhe tarifat të përfshira në çdo litër naftë dhe benzinë që tregtohet, vlerësohet si ndikojnë në ndjeshmërinë e lartë të rritjes  së çmimit të këtyre produkteve. Aktualisht, më shumë se 62 për qind e vlerës së një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat vendore dhe qendror.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago