Shqipëria ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në shenjë dhimbjeje, respekti dhe mirënjohjeje për Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Vendimi vjen pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku bëhet me dije se ditën e shtunë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
“Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër” shkruhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.
Vizita e parë në Evropë si Papë është bërë në Shqipëri, në vitin 2014.
Papa Françesku, udhëheqës i Kishës Katolike Romake, ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai ishte një mbështetës i zëshëm i Palestinës dhe popujve të tjerë që persekutohen në mbarë botën.