LAJME

Lajmërohet babai i të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika

Pas zhvillimeve të fundit lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, nga Kaçaniku, dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar për përfshirje në këtë akt të rëndë kriminal, ka reaguar edhe babai i Rejan Belës, njërit prej të arrestuarve.

Ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si rasti po trajtohet nga disa media, analistë dhe opinionistë, të cilët ai i akuzon për marrjen e rolit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur nga disa gazetarë, analistë dhe individë që po marrin rolin e gjyqtarit apo të prokurorit,” ka thënë ai, duke shtuar se trajtimi i tillë është i padrejtë dhe i dëmshëm për të gjithë të përfshirët dhe për familjet e tyre.

Ai ka deklaruar se dy djemtë e tij janë ndaluar dhe po mbahen në paraburgim prej një muaji, me vendim të Gjykatës, si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Lika.

Sipas tij, familja është e bindur për pafajësinë e tyre dhe është e gatshme të presë vendimin e drejtësisë.

“Ne, si familje, e dimë të vërtetën dhe presim lirimin e tyre. Le të dalë drejtësia në shesh. Kemi besim se e vërteta do të triumfojë dhe se çdo gjë do të zbardhet me kohë,” tha ai.

Ngjarja tronditëse, e cila ndodhi më 1 prill 2025, ka shkaktuar një reagim të gjerë nga opinioni publik, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë nga organet kompetente.

Deri tani, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, duke përfshirë edhe dyshimet për planifikimin dhe ekzekutimin e aktit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej një muaji për gjashtë nga të arrestuarit, ndërkohë që hetimet po zhvillohen me intensitet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago