Screenshot
Pas disa javësh deklaratash të pasakta mbi një konflikt mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë sërish bujë me një tjetër pohim të habitshëm.
Gjatë një darke të organizuar nga Cornerstone Institute, ai tha se kishte ndërhyrë për të ndalur një luftë që, sipas tij, kishte nisur mes Armenisë dhe Kamboxhias.
Deklarata u prit me habi, pasi nuk ekziston asnjë konflikt i tillë mes dy vendeve. Shqipëria, ndërkohë, mund të marrë frymë e qetë – për tani.
Gjatë një interviste të gjatë në emisionin “Fox and Friends” më 12 shtator, presidenti amerikan pretendoi se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
Kjo ishte hera e dytë që Trump bënte të njëjtën gafë. Në gusht, gjatë një interviste në “Mark Levin Show”, ai përmendi “paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, ndërsa në fakt i referohej konfliktit në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“E patë çfarë ndodhi në Azerbajxhan. Kishin 34, 35 vjet që luftonin me Shqipërinë. Dhe unë e ndalova atë luftë. Askush tjetër s’mund ta bënte”, u shpreh Trump me vetëbesim.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…